Ne kerkim fieraku, shef i automjeteve te TAP, vidhte naften dhe e...

Ne kerkim fieraku, shef i automjeteve te TAP, vidhte naften dhe e shiste

891
SHPËRNDAJE

Shefi i automjeteve të TAP-it në kërkim, vidhte naftën dhe ia shiste korçarit

Shefi i furnizimit të mjeteve të gazsjellësit TAP, A.B. 44 vjeç, nga Kallmi i Fierit është shpallur në kërkim nga Policia si autori kryesor i vjedhjes së naftës dhe tregtimin e saj tek persona të tjerë.

Policia e Korçës ka njoftuar sot e ka shpallur në kërkim këtë person pasi ka arrestuar personin të cilit ai ia shiste naftën e vjedhur në kompaninë ku punonte, 25-vjeçarin Martin Elezi, banor i fshatit Floq të Korçës.

“Arrestimi i Martin Elezit u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1500 litra karburant (naftë) sasi të cilën ky shtetas ia kishte blerë shtetasit A.B, i cili duke shpërdoruar detyrën në mënyrë të përsëritur, dyshohet se ka vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti nga mjetet e TAP-it,  duke e shitur më pas këtë sasi tek shtetas të tjerë.”

Policia e Korçës tha se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” parashikuar nga nenet 135 e 287/b të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE