Historia e pabesueshme e Fierakut Ermal Meta qe fitoi “Sanremo” 2018

262
SHPËRNDAJE

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro: një dyshe e lindur për në Sanremo, një dyshe i lindur për të fituar, pavarësisht se kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” përfundoi pas interpretimit të parë, në vorbullën e polemikave si një rast i mundshëm plegjature.

Me të tillë emocion kanë shkruar mediat italaine, pas shpalljes së Metës dhe Moros si fitues të sivjetshëm të Festivalit të Sanremos Media italiane ka bërë si më poshtë dhe një profil të dy këngëtarëve fitues, njeri prej të cilëve shqiptar:

“Ermal Meta ka lindur në Fier, në Shqipëri dhe në moshën 13 vjeçe iku në Bari me nënën, motrën dhe vëllanë. Ajo që i ndodhi në Sanremo ishte në mënyrë absolute, fat.

Para se të ishte një kantautor, Meta ishte një kompozitor  për të tjerë artistë dhe shumë nga këngët e tij kanë arritur në skenën e Ariston.

Meta ka shkruar këngë edhe për Francesco Renga. Pastaj, ja tek arrin: në garën e Sanremos në 2016, ai kualifikohet për në finale në katër të fundit, në seksionin e propozimeve të reja  duke arritur në vendin e tretë pas Francesko Gabbani dhe Chiera Sello me “Odio le favole”.

Meta u përpoq sërisht vitin e ardhshëm. Këtë herë me më të mëdhenjtë, me “Vietato morire” dhe arriti i treti, pas Francesko Gabbani e Fiorella Nanooia.

“Vietato morire”, ishte një këngë dedikuar nënës dhe të kaluarës së tij të hidhur. Edhe pse kënga fitoi çmimin e tretë ajo ishte fituesja morale e festivalit.

Nderkohe

Ka qenë vetë këngëtari shqiptar që tregoi si lindi kënga gjatë një interviste pas përfundit të festivalit ‘Sanremo 2018’, ku ai dhe Fabrizio Moro fituan çmimin e parë. Ai tha se pasi shkroi tekstin së bashku me Moron dhe Andera Febo-n, iu kujtua babai i tij i dhunshëm shkruan Caffeinamagazine.it.

Sipas tij ai ‘nuk i bëri asgjë’ dhe nuk e ndaloi për të bërë një jetë të qetë. Sigurisht për Ermalin nuk ka qenë e lehtë të rritesh, por për të e kaluara e ka ndihmuar për të ecur përpara në jetë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse kënga, ‘Non mi avete fatto niente” i kujtonte ndonjë gjë nga jeta e tij dhe përgjigjja e Ermalit ishte e qartë dhe emocionuese në të njëjtën kohë.

‘Kur e këndova për herë të parë këtë këngë më erdhi në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja, ”Bastard, nuk më bërë dot asgjë’- ka thënë Meta. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari shqiptar flet për marrëdhënien konfliktuale me të atin. Ai ka folur dhe më herët për dhunën që babai i tij ka ushtuar, kur Ermali ishte fëmijë.

Ndërsa, Fabrizio Moro, lindur si Fabricio Mobrici, ka lindur në Romë 46 vite më parë. Në vitin 2017 ai ka marrë pjesë në edicionin e 57 të sanremos me këngën “Pensa” dedikuar viktimave të mafias, duke arritur të fitojë garën në kateroinë e të rinjve.

Vite pas 2008-ës, në mesin e të mëdhenjve, ai u ngjit në stadin më të ulët tpodiumit me “Eppure mi ha cambiato la vita”.

Në 2010, me “Non e una canzone”,i shkon keq dhe eliminohet.

Moro ka shkruar për artistë të tjerë, edhe për Festivalin në 2015 ka marrë pjesë si profesor në emisionin televiziv Amici të Maria Di Filipi.

Këto ajnë albimet që ka publikuar: «Fabrizio Moro», «Ognuno ha quel che si merita», «Pensa», «Domani», «Barabba», «Ancora Barabba», «L’inizio», «Via delle Girandole», «Pace».

S'KA KOMENTE