Hiqet ne Fier simboli i “Globit”, u vendos ne 100 vjetorin e...

Hiqet ne Fier simboli i “Globit”, u vendos ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise

5874
SHPËRNDAJE

Hiqet pas 7 vjetesh “Globi” ne Fier. Sipas informacionit te Bashkise Fier ne vend te Globit do te vendoset nje veper tjeter dhe per kete do te shpallet dhe nje konkurs nderkombetar.

Simboli i botes u vendos ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise ne sheshin Europa Plazza ne Fier  duke i dhene qytetit nje pamje te tjetersuar.

Globi u inagurua ne vitin 2012 ne qytetin e Fierit .
Ne diten e inagurimit  te kesaj vepre kane marre pjese autoritetet me te larta vendore te asaj kohe deputet dhe perfaqesues te Keshillit te Europes .Globi u ngrit jo vetem si aspirate europiane por edhe si pike referimi per turistet dhe udhetaret duke pasur nje impakt të fuqishëm  mbi turizmin e qytetit të Fier

Autori i kesaj vepre apo instalacioni ka emrin e Fate Velaj ( deputet i PS ). Vepra eshte realizuar fale financimit prej 53 mije €  te Kompanise se njohur “Albstar ”

Vepra paraqet një botë në formën e globit, në mes të të cilit qëndron kontinenti blu i Europës. Simboli i Globit ne Fier u vendos si shenje  e mikpritjes së këtij qyteti. Instalacioni  u realizua me 47 tuba metalik simbol i të gjitha shteteve të Europës.

  • Projekti “Europa Plaza” ka qene edhe nje bashkëpunim i Bashkisë së Fierit me Forum Weltoffen International me qendër në Vjenë. “‘Europa Plaza’ ka për qëllim të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit.Ka pasur reagime per heqjen e kesaj vepre ne Fier. Pervec simbolikes kjo veper ishte simbol dhe nje pike referimi per fieraket dhe per vizitoret.

 

S'KA KOMENTE