Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara , 3 të rinj në pranga

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara , 3 të rinj në pranga

437
SHPËRNDAJE
Whatsapp Image 2022 04 18 At 11.22.31 Am

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”, ndërsa në pranga kanë rënë 3 shtetas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 3 të rinjtë akuzohen se hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. 

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit; Viard Kotori, Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. 

Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. 

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: 

– V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE