Hetimi per inceneratoret Fier,Tirane,Elbasan/ Mes dëshmitarëve , komisioni ka thirrur edhe Ramen

Hetimi per inceneratoret Fier,Tirane,Elbasan/ Mes dëshmitarëve , komisioni ka thirrur edhe Ramen

427
SHPËRNDAJE

Kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku tregoi ditën e sotme se është miratuar plani i hetimit sa i takon çështjes së incineratorëve.

Në mbledhje ajo deklaroi se hetimi nis nga dita e nesërme dhe përfundon me datë 25 shkurt, dhe dëshmitarët do të thirren të ndarë në dy grupe.

Nga dëshmitarët që do të thirren janë ish-ministri Lefter Koka i cili aktualisht ndodhet në qeli, kryeministri Rama me zv. Kryeministrin Ahmetaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj,  gazetarë dhe administrator të inceneratorëve në 3 qytetet: Elbasan, Fier, Tiranë.

Tabaku: Plani i hetimit nis nesër. Nga data 14 shkurt do të bëhet thirrja e dëshmitarëve.

Nga 21 deri në 23 shkurt grupin e fundit të dëshmitarëve dhe konkluzionet do jenë me 25 shkurt.

3 grupe dëshmitarësh do të thirren.

Nga data 21 deri me 23 shkurt dëshmitarët që do të thirren janë: Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi.

Javën e ardhshme 14 shkurt-18 shkurt do të thirren për të dëshmuar: Shkëlqim Cani, Alçi Bllako, Edison Konomi, Erion Veliaj, Emiljana Sako, Ariola Kodra, Faraudin Arapi, Loran Dusha, Klodian Zoto, Qazim Sejdini, Bukurosh Stafa, Jetmir Olldashi, Artan Rama, Rovena Beqiraj dhe Armando Subashi.

Një pjesë e madhe e kryetarëve të bashkisë dhe pjesa teknike janë javën e ardhshme ndërsa 3 ditët e fundit janë edhe pjesa vendimarrëse dhe politike, kryeministri me ministrat.

S'KA KOMENTE