Helmohen dhjetra qytetar nga uji i pijshem në qytetin e Krujës

Helmohen dhjetra qytetar nga uji i pijshem në qytetin e Krujës

85
SHPËRNDAJE

50 qytetarë kanë përfunduar në spitalin e Krujës me shenja helmimi, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë me thuajse të njëjtat simptoma. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Sipas mjekëve, kemi të bëjmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij mbetet për t’u verifikuar.

Nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat vonojnë afro dy ditë.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë dhe institucioneve të tjera nuk ka asnjë qëndrim apo lajmërim në lidhje me këtë situatë mjaft alarmante. Asnjë njoftim nuk ka që t’i paralajmeroje qytetaret qe te konsumojne ujin e rubinetit.

Asnje nga perfaqesuesit e institucioneve nuk prononcohet per kete situate, por nga ana e shendetit publik na u tha qe jane ne pritje te analizave te cilat do hedhin drite mbi shkakun e kësaj situate alarmante.

S'KA KOMENTE