Helikopterët dhe policia rrethojnë zonën për të arrestuar autorin e dyshuar

Helikopterët dhe policia rrethojnë zonën për të arrestuar autorin e dyshuar

452
SHPËRNDAJE

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja tronditëse e efektivit të policisë Saimir Hoxha i cili është qëlluar për vdekje gjatë momentit kur po bënte kontrolle për kultivimin e kanabisit në këtë zonë.

Sipas burimeve nuk ka pasur shkëmbim zjarri por ka qenë vetëm një plumb që efektivi i policisë e ka marrë në zemër e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Saimir Hoxha, 44-vjeç gjatë shërbimit ishte i veshur me jelek identifikues por jo me jelek antiplumb. 

Burimet bëjnë me dije që Saimir Hoxha ishte duke verifikuar një makinë të panjohur në këtë zonë që dyshohet se është e autorit të ngjarjes Aldo Rama (21 vjeç).

Forca të shumta policie janë duke kontrolluar imtësisht zonën, ndërsa për të kapur autorin janë angazhuar edhe helikopterë të cilët patrullojnë nga ajri.

S'KA KOMENTE