Hapën murin dhe u arratisën me çarçafë, shqiptari dhe 2 te burgosur...

Hapën murin dhe u arratisën me çarçafë, shqiptari dhe 2 te burgosur te tjere kapet nga policia

432
SHPËRNDAJE

Tre të burgosur në Itali, janë arratisur nga burgu Bellizzi në Avellino, ndërsa mes tyre, protagonist është bërë edhe një shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se arratisja ka qenë si nëpër filma, pasi të burgosurit kanë hapur vrimë në mur dhe më pas kanë zbritur të lidhur me çarçafë.

Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës. Protagonistë ishin tre të burgosur, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar. Ndonëse të tre nisën iniciativën e rrezikshme, një prej tyre, shqiptari u kap menjëherë nga punonjësit e policisë së burgut. Tashmë, marokeni dhe rumuni janë ende në arrati. Ishte Policia e burgut ajo që dha alarmin dhe vuri re mungesën e të burgosurve në qeli.

S'KA KOMENTE