Gurezeza ne Cakran te Fierit,qytet antik qe kerkon me shume investime

Gurezeza ne Cakran te Fierit,qytet antik qe kerkon me shume investime

500
SHPËRNDAJE

Qytet antik i Gurezezës eshte nje dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në komunën Cakranit ne nje distance prej  17 km larg Fierit. Arkeologet kanë vlerësuar se Gurezeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë BARBYLI , eshte po aq i rëndësishem për trashëgiminë kulturore shqiptare sa APOLONIA, apo BYLISI, në rrethin e Mallakastrës.Por perpose vlerava arkeologjike , historike  dhe kulturore ne vleresimin e arkeologeve te vjeter shume pak eshte bere per vijimin e germimeve dhe zbulimeve te ketij qyteti por per me teper per te mundesuar permirsimit e infrastruktures rrugore deri ne destinacion per ta bere te vizituar kete vend.

Bashkim Vreka -arkeolog ne opiinionin e tij eshte shprehur se  “Ky është një qytet i pa gërmuar. Nëse kemi një qytet të tillë të pa gërmuar, atëherë edhe vizita e tij kuptohet që nuk është e saktë. Por ne na mungojnë të dhënat e tjera të qytetit”Gërmimet arkeologjike kanë qenë të pjesshme dhe të zhvilluara në periudha të ndryshme dhe nuk kanë identifikuar emrin e këtij qyteti”. 

Sipas banorëve të zonës edhe ata turistë që shkojnë atje, një pjesë kthehen pas për shkak të mungesës së rrugëve dhe sinjalistikësGurëzeza ka qënë një destinacion ku vizitorët vendas më shumë por edhe ata të huaj e kanë eksploruar por nëpërmjet shtigjeve turistike.

Banorë  thonë  se vendosja e sinjalistikës por edhe rikonstruksioni i rrugës ekzistuese do të rriste numrin e vizitorëve vendas e të huaj.

Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylysin. Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. E përfaqësuar është dhe Periudha e Bronzit.

S'KA KOMENTE