Gruaja i vdiq nga ataku kardiak, burri nga Roskoveci çon në prokurori...

Gruaja i vdiq nga ataku kardiak, burri nga Roskoveci çon në prokurori mjekun

5514
SHPËRNDAJE
Gruaja i vdiq nga ataku kardiak, burri nga Roskoveci çon në prokurori mjekun: Na sorollati në klinikë private, humbi jetën nga neglizhenca

Një qytetar nga Roskoveci ka paditur në prokurorinë e Fierit mjekun Viktor Gjini

Sipas tij, ai ka lënë pas dore kurimin e bashkëshortes së tij, Dallëndyshe Zoga, e cila ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Në një deklaratë për mediat, Dashnor Zoga ka thënë se mjeku nuk i ka njoftuar që të bëjnë koronaren, apo ndonjë mjekim tjetër, dhe bashkëshortja e tij, nënë e tre fëmijëve ka vdekur për shkak të neglizhencës.

Ai tha gjithashtu se mjeku e kishte çuar gruan e tij në një klinikë private, por pavarësisht kësaj gruaja e tij ndërroi jetë.

“Gruaja ka vdekur para 15 diteve, kishte për të bërë koronaren në datën 1 Mars, doktori më ka thënë vetë që koronarja ishte urgjente për tu bërë. Na ka dhënë ca kokrra për 10 ditë, kemi shkuar dhe në klinikën e tij private, dhe na çoi prapë në spital.

Aty nuk ma shtruan, gruaja iku, më la. Fajtor bëj V. Gj që më sorrollati, nuk më çoi as në Tiranë dhe as me ndonjë vend tjetër. Gruaja kishte humbur 25 kilogramë për 6 muaj, vetëm për shkak se ia vonuan koronaren. Pse Viktori nuk më dha një shkresë që ta shtronin urgjent”,- tha ai

S'KA KOMENTE