Greqi:Vritet me arme zjarri ,18 vjecari shqiptar

Greqi:Vritet me arme zjarri ,18 vjecari shqiptar

498
SHPËRNDAJE

Një 18 vjeçar shqiptar   është gjetur i vdekur mbërmjen e kaluar në Kavalla të Greqisë.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje droge, por policia nuk ka dale ende me një përfundim.

Sipas raportimeve të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, shqiptari mbante në dorë një kartomonedhe 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

 

Polica ka arrestuar një banor të zonës, si të dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar.

 

S'KA KOMENTE