Greqi:Nëna e tre fëmijëve humb jetën nga tromboza 2 javë pas vaksinimit...

Greqi:Nëna e tre fëmijëve humb jetën nga tromboza 2 javë pas vaksinimit me AstraZeneca. Një 48-vjeçare rëndë

712
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçare greke humbet jetën 2 javë pas vaksinimit me AstraZeneca. Mediat greke raportojnë se nëna e shëndetshme e 3 fëmijëve të mitur shfaqi simptoma trombozë 1 javë pas dozës së parë, ndërsa mjekët humbën çdo shpresë pas vdekjes klinike shkaktuar nga një hemorragji e pakontrolluar në kokë. 

Ndërkohë, mjeket nuk e kanë deklaruar vdekjen zyrtarisht, ndërsa konfirmojnë që mpiksjet serioze të gjakut u shkaktuan pas vaksinimit me këtë vaksinë. 

Po ashtu, raportohet se një 48-vjeçare në Athinë është në gjendje të rëndë 1 javë pas vaksinimit me Johnson&Johnson. Mjekët japin pak shpresë për mbijetesën, pasi tromboza ka shkaktuar dëme të parikuperueshme.

S'KA KOMENTE