Greqia zgjat vlefshmërinë e dokumenteve të emigrantëve shqiptarë

Greqia zgjat vlefshmërinë e dokumenteve të emigrantëve shqiptarë

625
SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit, për shtetasit e vendeve të treta, mes tyre dhe shqiptarëve. 

Ky vendim vjen për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Kjo vlen për dokumentet e lëshuara shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, të cilave do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.

“Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit.
Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar.
Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

S'KA KOMENTE