Greqia qendrore ‘shkundet’ nga 3 tërmete brenda pak orëve

Greqia qendrore ‘shkundet’ nga 3 tërmete brenda pak orëve

134
SHPËRNDAJE

Greqia është goditur sërish nga një tërmet mëngjesin e të shtunës.

Mësohet se tërmeti ishte 3.2 Rihter tre kilometra në verilindje të Tebës, me një thellësi fokale prej 10.4 km.

Më herët të shtunën në mëngjes, dy dridhje të përmasave të ngjashme u regjistruan brenda një minute.

Konkretisht, dridhja e parë me magnitudë 3 Rihter ndodhi në  8:27:48 në 3 km në verilindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 13.3 km.

Tërmeti i dytë, 3.5 Rihter, ndodhi 3 km në lindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej  11.3 km.

Sizmologu Dr Athanasios Ghanas shpjegoi se komuniteti shkencor vazhdon të monitorojë fenomenin, i cili mund të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë.

S'KA KOMENTE