Greqia mbyll sërish shkollat, shifrat e Covid ne rritje

Greqia mbyll sërish shkollat, shifrat e Covid ne rritje

164
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Greqi kanë sugjeruar mbylljen e shkollave në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Mediat greke raportojnë se të dhënat epidemiologjike, të cilat tregojnë një përhapje të madhe të virusit tek studentët, e kombinuar me rritjen shpërthyese të rasteve të koronavirusit të regjistruar ditët e fundit, ishin ato që çuan anëtarët e Komitetit të Sëmundjeve Infektive mbylljen e shkollave. 

Sipas informacionit, kërkohet që shkollat të qëndrojnë të mbyllura nga e marta e ardhshme për dy javë, kur situata do të shqyrtohet përsëri. Gjatë kësaj periudhe mësimet do të bëhen online.

Komiteti i ekspertëve gjatë takimit të sotëm sugjeroi që njësitë rajonale të Evritanisë, Halkidiki, Kilkis dhe Lesvos, si dhe bashkitë e Janinës, Metsovo, Katerini, Skiathos dhe Chania të vendosen në zonat e kuqe.

S'KA KOMENTE