Greqia liron masat anti-Covid, maska në ambientet e jashtme

Greqia liron masat anti-Covid, maska në ambientet e jashtme

99
SHPËRNDAJE

Greqia ka vendosur të heqë masat anti-Covid duke filluar nga data 28 qershor.

Për sa i përket mbajtjes së maskave, shteti fqinj ka vendosur të mos presë datën 28 qershor por t’i heqë duke filluar nga nesër.

Ky lajm është konfirmuar nga zëvendës-ministri i Shëndetësisë greke, Nikos Hardalias, i cili ka nënvizuar se ky vendim ka ardhur, pasi rastet ditore dhe viktimat nga COVID-19 janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror,” tha ai.

S'KA KOMENTE