Greqia fillon të gjobisë ata mbi 60 vjeç që janë të pavaksinuar!

Greqia fillon të gjobisë ata mbi 60 vjeç që janë të pavaksinuar!

37
SHPËRNDAJE

Te moshuarit në Greqi që nuk janë vaksinuar përballen me gjoba mujore. Ata mbi moshën 60 vjeç dhe të pavaksinuar do të duhet të paguajnë një gjobë prej 50 euro në janar, duke u rritur në 100 euro në shkurt.

Vendimi vjen pasi sistemi shëndetësor publik i vendit lufton për të përballuar një rritje të rasteve dhe qeverisë ka filluar t’i mbarojë durimi me ata që janë ende të pavaksinuar kundër COVID-19.

Profesionistët mjekësorë që nuk janë vaksinuar gjithashtu janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat që kërkojnë vaksinim.

Të dielën, Greqia raportoi 10,783 infeksione të reja ditore. Rreth 67% e popullsisë tashmë është plotësisht e vaksinuar, janë shpërndarë 18,3 milionë doza vaksinash dhe pothuajse 22 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i shpërthimit.

S'KA KOMENTE