Greqi:29 vjeçarja shqiptare abuzohet dhe dhunohet nga ish bashkëshorti i sa

Greqi:29 vjeçarja shqiptare abuzohet dhe dhunohet nga ish bashkëshorti i sa

647
SHPËRNDAJE

Një 29 vjeçare shqiptare e cila jeton në Selanik kadenoncuar ditën e sotme abuzimin dhe dhunën e vazhdueshme që po përjeton nga ish bashkëshorti i saj.

Ndonëse 38-vjeçari është dënuar gjithsej tetë herë për dhunë në familje, gjykata vendosi në të gjitha rastet që ankimi i tij të kishte efekt pezullues, duke e bërë ende të lirë.

29-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria thekson se ka frikë për jetën e saj, pasi ish bashkëshorti i saj 38-vjeçar, me të cilin është ndarë që prej marsit 2021, vazhdon t’i afrohet, ta kërcënojë dhe ta rrahë pavarësisht se kishte ngritur padi kundër tij. 

Fotot e publikuara nga protothema.gr tregojnë mavijosjet në fytyrë dhe qafë të gruas, nga rrahja që mori në maj nga 38-vjeçari, përballë dy fëmijëve të tyre të mitur, 4 dhe 8 vjeç.

S'KA KOMENTE