Greqi, vritet biznesmeni i kazinove brenda resortit ku po pushonte

Greqi, vritet biznesmeni i kazinove brenda resortit ku po pushonte

452
SHPËRNDAJE

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy autorët me kapuç, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira në një resort të njohur në Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj viktimave që janë nga Shkupi.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari, i cili është biznesmen i një kazinoje në Shkup , ndërsa i plagosur 45-vjeçari i cili po trajtohet në spitalin e Polygyros. Burimet thonë se tre muaj më parë u vra edhe një shok i viktimës.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

S'KA KOMENTE