Greqi/Shqiptari hyn ne një banesë per te grabitur, qëllohet me armë gjahu

Greqi/Shqiptari hyn ne një banesë per te grabitur, qëllohet me armë gjahu

1329
SHPËRNDAJE

Një tentativë për grabitje në Selanikun lindor, ka përfunduar me plagosjen e autorit shqiptar, i arrestuar nga efektivët e policisë greke.

Shqiptari ka hyrë në shtëpinë në Neo Rysio me qëllimin për të vjedhur, por pronari i banesës një 40-vjeçar e ka pikasur dhe e ka qëlluar me armën e gjahut që zotëronte, duke e plagosur në këmbë.

Shqiptari u dërgua i plagosur në spital, ku dhe u arrestua më pas. Siç u konstatua gjatë hetimeve paraprake, shqiptari së bashku me bashkëpunëtorin e tij kishin hyrë më parë në një shtëpi në të njëjtën lagje dhe kishin zgjedhur shtëpinë e 40-vjeçarit pa e ditur që ai ndodhej brenda në pallat.

S'KA KOMENTE