Greqi-Momenti kur ekzekutohet shqiptari në mes të ditës

Greqi-Momenti kur ekzekutohet shqiptari në mes të ditës

1444
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit në Selanik. Ngjarja ka ndodhur sot pranë një pike karburanti.

Në video shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti dhe më pas tenton ta godasë me zinxhir. Më pas ai qëllohet me armë dhe bie në trotuar.

Sipas informacioneve të para, viktima 50-vjeç me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba dhe ende nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në tragjedi.

Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Ndërkohë autori është larguar dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

S'KA KOMENTE