GREQI-Mitsotakis kthen pas mandatin qeverisës! U hapë rrugë zgjedhjeve të reja

GREQI-Mitsotakis kthen pas mandatin qeverisës! U hapë rrugë zgjedhjeve të reja

198
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar liderët politikë duke i thënë  se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen më 25 qershor.

Një skenë e re politike formohet në Greqi pas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme parlamentare, me fitoren e thellë të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”, që ka tejkaluar çdo parashikim, madje edhe të exit polls.

Në këto zgjedhje SYRIZA humbi thellë, ndërsa pati rritje të partisë së tretë PASOK dhe të Partisë Komuniste të Greqisë. Pesë parti greke kanë siguruar mandate për në parlamentin e ardhshëm grek, në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kështu Demokracia e Re ka marrë 40.79% ose 146 deputetë, Syriza 20.07% ose 71 deputetë, PASOK 11.46% ose 41 deputetë, Partia Komuniste Greke mori 7.23% të votave duke fituar 26 mandate dhe Zgjidhja Greke 4.45% ose 16 deputetë.

Kryeministri Mitsotakis takoi ne mesdite presidenten e Greqisë për të marrë mandatin për formimin e qeverisë, por deklaroi pas takimit se do ta kthejë atë pasi nuk ka kushte për krijimin e qeverisë.

Në të njëjtën kohë ai la të hapur mundësinë e mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve më 25 qershor, siç parashikon procedura, që po zbatohet për herë të parë në vend.

Mitsotakis dëshiron që vendi të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh me qëllim krijimin e një shumice të fortë për krijimin e qeverisë. Pas Mitsotakis mandatin e merr Aleksis Tsipras dhe kur as ai të mos arrijë të krijojë qeveri, mandate I kalon PASOK.

Populli grek, pas muajve të pandemisë së rëndë, megjithë shifrën e lartë të të vdekurve e pavarësisht lockdoën të egër e më të gjatë të Europës, pas aksidentit më tragjik të historisë hekurudhore të vendit në Tembi me 57 viktima, megjithë zjarret e katastrofat ekologjike, me shtrenjtësinë që po rrënon çdo ditë ekonominë familjare, ka votuar një tjetër mandat për partinë konservatore të djathtë “Demokracia e Re”.

Në raundin e dytë pritet veçse konfirmimi i këtij vendimi të qartë.

Përsa i përket kandidatëve shqiptarë, ata patën një fushatë me mjete modeste e mbështetje vetëm morale nga partitë përkatëse. Megjithatë ata arritën të renditen denjësisht në raport me kandidatët grekë, të cilët padyshim gëzojnë tjetër rreth të gjerë miqësor e familjar në vend.

S'KA KOMENTE