Greqi-Gjendet e pajetë me plagë nga kafshimi i qenit, 60 vjeçarja

Greqi-Gjendet e pajetë me plagë nga kafshimi i qenit, 60 vjeçarja

170
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 60 vjeçare është gjetur e pajetë me plagë nga kafshimet e qenit në fytyrë në banesën e saj.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Bajron, ku gruaja është gjetur në orët e para të mëngjesit nga djali i saj i cili ka njoftuar policinë.

Sipas mediave thuhet se në banesë ndodheshin dy qen pitbull.

Për momentin nuk dihet nëse gruaja ka vdekur për shkaqe patologjike apo nga kafshimet e qenve. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes së saj.

Në kurriz të djalit të saj, pronarit të qenve, po bëhet dosje për ekspozim ndaj rrezikut.

S'KA KOMENTE