Greqi/ Emigranti shqiptar vdes në kantierin e ndërtimit ku punonte

Greqi/ Emigranti shqiptar vdes në kantierin e ndërtimit ku punonte

1236
SHPËRNDAJE

Një burrë me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një kantier ndërtimi në zonën e Ai Giannis, në Ptolemaida, mesditën e së enjtes (28/7). Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat greke, 59-vjeçari i cili ka shkuar për të kryer punime në një shtëpi në pallat është gjetur pa ndjenja.

EKAV u njoftua dhe e dërgoi në spitalin Bodosakeio ku u shpall i vdekur. Nga të dhënat e deritanishme dhe hetimet nga Sigurimi i Ptolemaidës, duket se bëhet fjalë për një vdekje të papritur.

S'KA KOMENTE