Greqi: Dy shqiptarë ndërrojnë jetë në rrethana të paqarta, çfarë shkruajnë mediet...

Greqi: Dy shqiptarë ndërrojnë jetë në rrethana të paqarta, çfarë shkruajnë mediet fqinje

3126
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se rasti i parë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Shqiptari rreth 53-vjeçar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, ndërsa dyshohet se ai kishte probleme me alkoolin. Ndonëse u njoftua ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi 53-vjeçari kishte ndërruar jetë para se ekipi mjekësor të arrinte në vendngjarje.

Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46-vjeçar tjetër shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjet një sasi droge. Pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.

S'KA KOMENTE