Greqi/ Dy shqiptarë i japin fund jetës brenda pak minutash

Greqi/ Dy shqiptarë i japin fund jetës brenda pak minutash

3474
SHPËRNDAJE

Dy shtetas shqiptarë në Greqi i kanë dhënë fund jetës, në një hark kohor me një diferencë prej 10 minutash. Rasti i parë është raportuar rreth orës 13:00, ku një 43-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar. 

Ai u gjet nga nëna e tij, ndërsa bëhet fjalë për një artist të muzikës tradicionale. Mësohet se shqiptari ishte varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Ndërkohë, rasti i dytë u shënua në Tympaki, ndërsa bëhet fjalë për një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë; ‘kujdes fëmijët’. 

Bashkëshortja e tij, e alarmuar nga telefonata kishte kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët gjetën shqiptarin të varur. 

Deri më tani ende nuk dihen arsyet e vetëvrasjes për të dy shtetasit shqiptarë, ndërkohë që policia po heton për rastet në fjalë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarjet tragjike kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki.

43 vjeçari u gjet në orën 1 të pasdites nga nëna e tij, teksa mësohet se ai është n jë artist i njohur i muzikës tradiocionale. Edhe pse ambulance mbërriti me urgjencë, 43 vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Pa kaluar as 10 minuta, një 63 vjeçar shqiptar telefonoi gruan e tij dhe i tha “kujdes fëmijët”, duke ia mbyllur telefonin menjëherë. Gruaja e tronditur njoftoi fqinjët, të cilët e gjetën burrin të vetëvarur, duke mos patur asnjë mundësi për ta shpëtuar.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave apo nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

S'KA KOMENTE