Greqi/ 16-vjeçari masakron me thikë babain e tij 71 vjeç

Greqi/ 16-vjeçari masakron me thikë babain e tij 71 vjeç

480
SHPËRNDAJE

Një burrë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në Kalyvia të Greqisë, më 22 dhjetor të këtij viti.

Raportohet se 71-vjeçari është vrarë me thikë nga djali i tij i mitur, 16 vjeç.

Ka qenë vetë i mituri i cili ka marrë në telefon nënë e tij dhe e ka njoftuar për gabimin fatal, dhe me pas kjo e fundit ka lajmëruar autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkua në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë të babait 71-vjeçar, si dhe ka arrestuar të miturin.

Zyrtarët e ELAS-it kanë shkuar në shtëpinë e Kalyvios ku ka ndodhur krimi, ku kanë gjetur të vdekur 71-vjeçarin dhe kanë vazhduar arrestimin e 16-vjeçarit.

Mediat greke bëjnë me dije se 16-vjeçari ka pranuar edhe në polici vrasjen, duke thënë se nuk duroi më abuzimin nga i ati dhe vendosi ta vriste.

Tregohet se rreth orës 21:20 të 22 dhjetorit, kur 71-vjeçari është kthyer në shtëpi, 16-vjeçari ka qenë duke pritur në hyrjen e banesës, duke mbajtur në dorë dy thika.

Në momentin që babai është futur në shtëpi, i mituri e ka sulmuar, duke e goditur me thikë në gjoks, qafë dhe fytyrë.

Si pasojë e goditjeve të shumta, 71-vjeçari ka humbur jetën ën vendngjarje.

Pas hetimeve nga autoritetet, ata u gjetën në vendngjarje dhe sekuestruan një thikë dhe një teh.

Më të dhimbshme e bën ngjarjen dëshmia se babai ka tentuar të shpëtojë nga sulmi duke vrapuar nëpër shkallë i mbuluar me gjak.

Siç përshkruhet më tej,“ viktima ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij ”.

Viktima, një baba 71-vjeçar , kishte dy fëmijë me ish-partneren e tij. 16 -vjeçarin i cili e vrau dhe një fëmijë tjetër , 19 vjeç .

Për shkak se prindërit ishin ndarë 19-vjeçari jetonte veçmas me nënën.

16-vjeçari akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe “shkelje e legjislacionit për armët”. Ai do të gjykohet në gjykatën e Evelpidonit.

S'KA KOMENTE