Grekja rrëmben foshnjen e shqiptares në maternitet, testi i ADN zbulon gjithçka

Grekja rrëmben foshnjen e shqiptares në maternitet, testi i ADN zbulon gjithçka

453
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë zbardhur të plotë të gjithë grabitjen e një foshnje shqiptare në shtetin helen. 

Ato thonë se një 45-vjeçare greke, nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme, humbi fëmijën që mbante në bark me bashkëshortin aktual, dy muaj pasi zbuloi se ishte shtatzëne. 

Megjithatë, ajo nuk tregoi për këtë humbje, por sistematikisht hiqej si shtatzëne, kryente vizita të rreme dhe ia dorëzonte të afërmve dhe bashkëshortit si të sakta. Teksa u afrua “afati i lindjes”, ajo, mori nga materniteti foshnjën e një të 28-vjeçareje shqiptare. Kjo e fundit, e identifikuar si Lehona, i kishte dhënë gji vogëlushes dhe më pas, e kishte vendosur në vendin e posaçëm, pasi ndihej e lodhur dhe dëshironte të flinte. 

Kur i doli gjumi, ajo hedh sytë instinktivisht nga shtrati i foshnjës, por pa që nuk ishte aty. Kërkimet policore zgjatën javë të tëra dhe përfunduan te gjurmët e 45-vjeçares. Testet e ADN më pas, treguan se foshnja ishte e shqiptares dhe jo grekes. Gjykata ka vendosur masa të ashpra ndaj maternitetit ku ndodhi ngjarja, duke i detyruar ata që të dëmshpërblejnë me 30 mijë euro çiftin për dëmin e shkaktuar. 

Ndërsa 45-vjeçarja greke është vendosur në pranga për krimin që ka bërë.

S'KA KOMENTE