Grate e fshatit ne Fier perleshen me gure ,nje prej tyre perfundon...

Grate e fshatit ne Fier perleshen me gure ,nje prej tyre perfundon ne spital

18326
SHPËRNDAJE

Nje ngjarje e pakendeshme ka ndodhur ne fshatin Hasturkas , Njesia Administrative Libofsh Fier. Sipas policise Fier nje 46 vjecare eshte arrestuar nga policia pas sherrit me disa gra qe me pas ka degjeneruar deri ne perplasje fizike dhe perdorim te gureve.46 vjecarja ne momente te grindjes ka qelluar me gure ku si pasoje ka mbetur e plagosur 56 vjecarja me inicialet D.K . Ajo eshte derguar ne Spitalin e Fierit dhe eshte jashte rrezikut per jeten

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
————————————————-

 

S'KA KOMENTE