Gramoz Ruci zgjedh Cakranin per celjen e fushates elektorale, ja pse PS...

Gramoz Ruci zgjedh Cakranin per celjen e fushates elektorale, ja pse PS do te votohet masivisht

1107
SHPËRNDAJE

Gramoz Ruci hap zyrtarisht fushatën elektorale, zgjedh Cakranin.

Qeverisja fitohet me vota dhe mbahet me punë e vepra. Prandaj Partia Socialiste do të votohet se e ka merituar me punët qe ka bërë për të ndryshuar jeten e shqiptarëve. Ky ndryshim duket këtu ne Cakran, në Fier dhe në çdo familje shqiptare, e ka nisur fjalën e tij Ruçi.

“Ne, socialistët, kemi vizionin, energjitë dhe dëshirën të punojmë për Cakranin, Fierin dhe Shqipërinë. Ne do të përfundojmë kantieret e punës që kemi hapur në të gjithë Shqipërinë. Ne kërkojmë mandatin e tretë qeverisës se dëshirojmë që çdo fshatar të marrë çertifikatën e pronësisë së tokës.
Ky do të jetë mandati i rindërtimit prej pasojave të tërmetit dhe i rimëkëmbjes prej pandemisë. Qeveria socialiste mbështet zhvillimin e sektorit privat, por merr edhe vetë përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve publike, si asnjë qeveri gjatë këtyre 30 vjetëve.

S'KA KOMENTE