Gramoz Ruçi i përlotur në homazhet për Bashkim Finon:Do ta kujtoj si...

Gramoz Ruçi i përlotur në homazhet për Bashkim Finon:Do ta kujtoj si një njeri me zemer te madhe

271
SHPËRNDAJE

Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, me anë të një deklarate për mediat, u shpreh se Bashkim Fino ishte një njeri me zemër të madhe, edhe me kundërshtarët e tij politikë.

Ruçi theksoi se Fino përcolli nënën para tre muajsh dhe u rrit pa baba, por se do të mbahet mend si buzagaz, gjatë jetës së tij.

“Do ta kujtoja si askush tjetër, që është rritur pa baba. Do ta kujtoja si një njeri, që opërcolli atë që e rriti me aq dashuri, nënën e tij para 3 muajsh. Do ta kujtoja si njeri buzagaz dhe njeri me zemër të madhe, për bashkëshorten e tij, për djalin dhe vajzën.

Do ta kujtoja si legjislator për disa legjislatura, do ta kujtoja si kryetar bashkie, kryeministër, i vendosur për të zbatuar ligjet e shtetit, njeri zemërmadh edhe me kundërshtarët. Po e kujtoj sii mik, vëlla, bashkëluftëtar, si shqiptar. Do na mungojë shumë. Nuk ishte e thënë që jeta e tij politike e biologjike të vazhdojë. Lamtumirë mik”, u shpreh Ruçi.

S'KA KOMENTE