Grabitje në mes të ditës,ndalojnë të furnizojnë makinën me karburant, i marrin...

Grabitje në mes të ditës,ndalojnë të furnizojnë makinën me karburant, i marrin punonjësit xhiron ditore

509
SHPËRNDAJE

Punonjësi i një karburanti në Shijak ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare nga policia, gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, punonjës i karburantit, banues në Durrës.

Pas grabitje autorët janë larguar me shpejtësi teksa policia e njoftuar për ngjarjen është vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE