Grabitje me maska,autoret marrin një shumë parash dhe “Benzin” e parkuar në...

Grabitje me maska,autoret marrin një shumë parash dhe “Benzin” e parkuar në oborr

487
SHPËRNDAJE

Një grabitje ka ndodhur orët e para të së mërkurës në Vaun e Dejës. Bëhet e ditur se rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e Zef Pepajt, një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Targa e Benzit të vjedhur është AB 518LB.

Policia njofton se është ngritur grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

S'KA KOMENTE