Grabitje me armë gjatë natës, merren një shumë e madhe eurosh dhe...

Grabitje me armë gjatë natës, merren një shumë e madhe eurosh dhe bizhuterish

424
SHPËRNDAJE

Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madh. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj. 

Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës. 

Fillimisht grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare. Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro. 36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës. 36-vjeçari thotë se ka njoftuar policinë përmes një telefoni të komshinjve por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë pas një ore nga momenti i njoftimit. 

36-vjeçari shprehet se ai dhe familja e tij ndjehen të pasigurt dhe se tashmë jetojnë me një frikë të madhe. Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disa vjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy tre ditësh. 36-vjeçari i kërkon policisë, prokurorisë dhe kryeministrit zbardhjen e çështjes ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36-vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja e tij janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar një traumë psikike duke e përjetuar aspak mirë. 

Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.

S'KA KOMENTE