Grabitet një furgon mallrash nga 3 persona te maskuar

Grabitet një furgon mallrash nga 3 persona te maskuar

510
SHPËRNDAJE

Grabitet nje furgon mallrash ne Fushe Kruje. Mesohet se ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne rrethrrotullimin e Thumanes.
Mesohet se autore kane qene 3 persona te maskuar, te cilet nen kercenimin e mjeteve te forta kane zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kane marre furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu ne drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur ne nje fshat te Kurbinit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes

S'KA KOMENTE