Grabitet një biznes nga nje person ne kryeqytet,dyshohet se kishte armë.

Grabitet një biznes nga nje person ne kryeqytet,dyshohet se kishte armë.

62
SHPËRNDAJE

Një biznes në Tiranë, në rrugën “Myslum Shyri”, ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se një person, ende i paidentifikuar, është futur në ambientet e biznesit, dhe duke i kërcënuar me armë, ka marrë një shumë të madhe parash.

Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Informacion paraprak

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE