Grabitësit shqiptarë sulmojnë policët grekë ne mes te Athines ,20 minuta ndjekje...

Grabitësit shqiptarë sulmojnë policët grekë ne mes te Athines ,20 minuta ndjekje nëpër qytet derisa i kapën

2362
SHPËRNDAJE

Një skenë ‘”Far West’’ ka ndodhur në mes të Athinës me protagonistë shqiptarë 4 ditë më parë.

Mediat greke raportojnë se dy grabitës shqiptarë kanë sulmuar policët grekë pasi kishin marrë një makinë dhe kishin hapur një dyqan celularësh.

Shqiptarët u munduan të arratisen por pas 20 minutash ndjekje ata u kapën.

Gjithçka nisi në kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio ku grabitësit shqiptarë po udhëtonin me një automjet dhe Policia dyshoi menjëherë tek ta duke i vendosur nga pas.

Ata e parkuan më tej makinën dhe ecën në këmbë teksa Policia i njohu dhe nisi ndjekjen e tyre.

Gjatë aksionit, një prej shqiptarëve ka goditur një prej policëve grekë që ishte me motor duke i rrezikuar jetën. Po ashtu edhe grabitësi tjetër synoi të bëjë të njëjtën gjë.

S'KA KOMENTE