Grabiten dy banka në të njëjtën orë në Greqi

Grabiten dy banka në të njëjtën orë në Greqi

5198
SHPËRNDAJE

Dy banka janë grabitur në harkun kohor të dy ditëve në Greqi. Mediet greke bëjnë me dije se grabitja e parë ka ndodhur ditën e djeshme, 14 korrik rreth orës 08;10 në një bankë në Neos Kosmos, në rrugën Kafantari.

Në orën 08:10, autori është futur në filialin e bankës me një armë në dorë dhe pasi ka kërcënuar punonjësit ka arritur të nxjerrë një shumë të panjohur parash.

Më pas ai u zhduk në një drejtim të panjohur. Për grabitjen u njoftua menjëherë ELAS e cila ka nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Mëngjesin e sotëm, sërish në Neos Kosmos, në rrugën Kellirois një person ka hyrë me armë në dorë dhe ka marrë një shumë lekësh. Pasi ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë lekët, ai është larguar në drejtim të panjohur.

Vlen të theksohet se grabitja në një filial në rrugën Kallirois ka ndodhur pikërisht në të njëjtën kohë me grabitjen e djeshme në rrugën Kafantari.

S'KA KOMENTE