Gomonia përplas makinën ne rruge dhe me pas rrezikon kalimtaret ne trotuar

Gomonia përplas makinën ne rruge dhe me pas rrezikon kalimtaret ne trotuar

988
SHPËRNDAJE

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Një makinë po tërhiqte një mjet lundrues, kur gomonia është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar.

Mesohet se mjeti lundrues është përplasur edhe me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Shëngjinit.

Në momentin e ngjarjes, ka patur kalimtarë të shumtë, të cilët fatmirësisht arritën ta shmangin mjetin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij incidenti. Ndërkaq është shpqëruar në komisariat edhe drejtuesi i mjetit.

S'KA KOMENTE