Goditet organizata kriminale në Greqi/ Në pranga dy shqiptarë, droga e sekuestruar...

Goditet organizata kriminale në Greqi/ Në pranga dy shqiptarë, droga e sekuestruar me vlerë 820 mijë euro

145
SHPËRNDAJE

Goditet trafiku i drogës në Greqi. Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë disa anëtarë të bandës, mes të cilëve ka edhe shqiptarë.

Një prej tyre i moshës 45-vjeç ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa i arrestuari tjetër mësohet se është i afërmi i 45-vjeçarit.

Sipas informacioneve, policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë dhe peshore.

https://www.youtube.com/embed/phISv3CYoMc
Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që hynte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

S'KA KOMENTE