Goditet grupi kriminal në Greqi, arrestohen katër shqiptarë të përfshirë në 45...

Goditet grupi kriminal në Greqi, arrestohen katër shqiptarë të përfshirë në 45 grabitje

3711
SHPËRNDAJE

Goditet aktiviteti kriminal i një grupi shqiptarësh në Greqi.

Mësohet se katër prej tyre kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it.

Mediat greke shkruajnë se pas muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të identifikojnë dhe godasin bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina.

Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke.

Greqi 3 640x482

Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8.000 lekë, një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat janë përdorur nga autorët për vjedhje.

Sipas hetimeve, shënjestër e shqiptarëve kanë qenë shtëpitë dhe magazinat.

Greqi 2 640x424

S'KA KOMENTE