Goditet grupi kriminal i shperndarjes se droges ne Greqi, prangoset shqiptari

Goditet grupi kriminal i shperndarjes se droges ne Greqi, prangoset shqiptari

578
SHPËRNDAJE

Policia greke ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Mikonos. Sipas mediave greke, është goditur grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari Gjergji Kapaj, 43 vjeç. Ky i fundit nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë greke, pasi rezulton të jetë me precedent të rëndë kriminal. 

Policia njofton, se për goditjen e bandës së drejtuar nga shqiptari, janë angazhuar Forcat Speciale dhe dronë, ndërsa operacioni, është shtrirë në Mikonos dhe Athinë. Hetimi për grupin e drejtuar nga Kapaj ka nisur në tetor të 2020, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga autoritetet greke. 

Dyshohet, se në fund të muajit prill, ky grup ka sjellë nga Holanda 3 kg kokainë, ndërsa vlera totale e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro. 

Policia greke ke bërë tetë kontrolle banesash, 4 në Mikonos dhe 4 në Athinë, si dhe ka arrestuar 3 persona. Në kontrollin e kryer në banesat në fjalë, është sekuestruar, mbi 300 gramë kokainë, 50 ramë marijuanë, armë e dokumente të falsifikuara. 

Sakaq, sa i përket Gjergji Kapajt, ai është një personazh mjaft i njohur në Greqi, pasi në viti 2012 u arratis nga spitali i burgut Trikalla. Ai i ka shpëtuar dhe një atentati në vitin 2017, ku asokohe, mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.

S'KA KOMENTE