Goditet grupi i trafikut të drogës në Mykonos, tre të arrestuar, mes...

Goditet grupi i trafikut të drogës në Mykonos, tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar

777
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal i përberë nga shqiptarë është goditur nga policia greke, pas një hetimi të gjatë ku u përgjuan edhe biseda telefonike. Operacioni u krye nga policia e Athinës në bashkëpunim me rojën bregdetare të ishullit grek Mykonos.

Operacioni u krye në një vilë të marrë me qira në Mykonos, ku u përdor edhe asistenca e një droni, ndërkohë paralelisht u ndërhy edhe në Athinë. U arrestuan në total 3 shtetas shqiptarë dhe u shpallen nv kërkim 3 të tjerë.

Ata kishin krijuar grup kriminal për shpërndarjen në doza të vogla të drogave të forta në ishull. Mes të arrestuarve është edhe kreu i grupit, një shqiptar i liruar me kusht në 2018. Ai rezulton se kishte kryer burg, i dënuar me 47 vjet heqje lirie për tentative vrasje, plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe arratisje nga burgu.

Ishte ky i fundit që siguronte drogën nga Haga e Hollandës duke dërguar pjestarë të grupit për transportin e saj. Në total gjatë operacionit u sekuestruan 437 tableta XTC (Ecstasy) me shenjën e kafkës, pluhur XTC me peshë 91.8 gram, lendë narkotike 2 c – b me peshe 72 gram, kokainë me peshë 219.8 gram, kristal methamfetamine MDMA me peshë 270.9 gram, cannabis sativa me peshë 155.7 gram, 1 peshore elektronike, 1 motor, 3 celulare dhe 2370 euro.

S'KA KOMENTE