Gledis Nano ne Fier per punen e policise/ Vrasje, trafik droge dhe...

Gledis Nano ne Fier per punen e policise/ Vrasje, trafik droge dhe te arrestuar,ja puna e policise Fier ne 2021

1763
SHPËRNDAJE

Kreu i Policise se Shtetit Gledis Nano ka mbledhur sot ne Fier drejtuesit e policise , shefat e sektoreve te qarkut Fier . Ne kete takim kane marre pjese edhe Kreu i Prokurorise se Fier si dhe te Sherbimit Informativ Shteteror. Ne fjalen e tij drejtuesi i policise se qarkut Fier Alfred Cepe ka bere analizen e punes se strukturave te policise se Fierit pergjate vitit 2021

Fjala e plote

Gjatë këtij viti, janë evidentuar dhe referuar gjithsej 2369 vepra penale, zbuluar 2246 ose 94.8 % e tyre, me 2573 autorë, nga të cilët 773 arrestuar, 123 ndaluar, 1576 në gjendje të lirëdhe 101 të shpallur në kërkim. Krahasuar me vitin 2020, kemi375 vepra penale më shumë dhe zbulueshmëri në masën 1.5% më shumë.

•Janë finalizuar 54 operacione policore që kanë godituraktivitete të ndryshme kriminale, me 107 autorë, nga të cilët91 autorë të arrestuar në flagrancë, 9 në gjendje të lirë dhe 7 nëkërkim. Krahasur me vitin e kaluar, janë zhvilluar 30 operacione policore më shumë dhe janë arrestuar 45 persona më shumë.

•Një punë e mirë është bërë me goditjen e grupeve kriminale, ku në total janë goditur 5 grupe kriminale, 3 në fushën e narkotikëve, 1 në fushën e trafiqeve të paligjshme dhe 1 nëfushën e krimeve ndaj personit.

•Në drejtim të veprave penale kundër personit, janë evidentuargjithsej 34 vepra penale, 10 vepra penale më shumë se vitin e kaluar.

Ka pasur 10 vrasje, 8 të zbuluara; 

Ka pasur 8 vrasje të mbetura në tentativë, të 8_a të zbuluara; 

Ka pasur 14 plagosje të rënda me dashje, të 14_ta të zbuluara.

•Në drejtim të veprave penale kundër pasurisë, janë evidentuargjithsej 183 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 111 raste, ose 60.6% e tyre. Krahasur me vitin e kaluar, kemi rritje tëzbulueshmërisë me 4.4% më shumë.

•Në drejtim të narkotikëve, gjatë vitit 2021 janë goditur 63 raste më shumë se një vit më parë, dhe është rriturzbulueshmëria me 1.9% më shumë se një vit më parë. Gjatëgoditjeve janë sekuestruar 305.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1.169 kg fara cannabis sativa, 217.33 gram lëndënarkotike kokainë dhe 163.4 gram lëndë narkotike heroinë.

•Në vitin 2021 ka pasur rritje të forcës goditëse kundërkontrabandimit të emigrantëve, me 3 raste më shumë se viti i kaluar.

•Gjithashtu, edhe në drejtim të krimit ekonomik janë goditur56 raste më shumë se një vit më parë dhe rritje tëzbukueshmërisë me 0.7% më shumë.

•Gjatë vitit 2021 janë kapur 147 persona në kërkim, 20 persona në kërkim më shumë se në vitin 2020., ku shumë ngakëta persona ishin me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe tëdënuar për vepra penale të rënda. Janë kapur 7 persona të cilëtishin në kërkim ndërkombëtar, 4 për grup të strukturuarkriminal në fushën e narkotikëve dhe 3 për vrasje.

•Në drejtim të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje, janësekuestruar 13 armë zjarri automatikë, 9 armë zjarri pistoletë, 3 pushkë dhe 22 armë gjahu.

•Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike nëpërmjetkontrollit efikas të territorit, bashkëpunimi me pushtetinvendor dhe aktorë të tjerë shtetëror dhe social, ka bërë që nëvitin 2021 të ketë 24 raste të kultivimit më pak se një vit mëparë.

•Në drejtim të dhunës në familje, sipas nenit 130/a të KoditPenal, janë evidentuar gjithsej 142 vepra penale, të zbuluara142, me 155 autorë, nga të cilët 74 janë arrestuar, 10 ndaluar, 71 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur nëkërkim.

Gjithashtu janë trajtuar me urdhër mbrojtjeje sipas ligjit, 396 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare për të cilët janëplotësuar kërkesë-paditë përkatëse, 95 raste më shumëkrahasuar me vitin 2020.

•Përsa i takon Policisë Rrugore, janë evidentuar 461 veprapenale, zbuluar 448 ose 97.71% e tyre, me 267 autorë, nga tëcilët 238 janë arrestuar, 5 të ndaluar, 206 të proceduar nëgjendje të lirë dhe për 11 është bërë shpallja në kërkim.

Gjatë vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 25 aksidente rrugore me pasojë vdekjen e 28 personave. Krahasur me një vit më parëkemi 4 aksidente rrugore më shumë me pasojë vdekjen, si edhe kemi 97 të arrestuar dhe proceduar më shumë.

Gjatë këtij viti janë vendosur 37.647 masa administrative ose 5.435 masa më shumë se viti i kaluar. Janë pezulluar 643 lejedrejtimi gjatë vitit 2021, ose 186 leje më shumë të pezulluarase një vit më parë.

•Janë trajtuar gjithsej 27.613 telefonata në Sallën e Komandimit dhe 2.142 informacione nga KomisariatiDixhital, si edhe janë gjeneruar në sistem 135.579 numra unik, me një diferencë prej 122.295 numra unik më shumë se viti i kaluar.

Për sa i përket vitit në vazhdim, përtej detyrave që rrjedhin ngaligji,  Strategjitë dhe politikat e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, do të  punohet me përkushtim për të rritur cilësinë e punës, performancën e shërbimit dhe bashkëpunimin me komunitetin, si baza e suksesit të punës së policisë.

S'KA KOMENTE