Gjyqtarja e Fierit Matilda Shalla del nesër në vetting, pasuria në vite

Gjyqtarja e Fierit Matilda Shalla del nesër në vetting, pasuria në vite

922
SHPËRNDAJE

Gjyqtarja Matilda Shalla e Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Matilda Shalla nga viti 2007 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2007, gjyqtarja Matilda Shalla deklaronte pasuri familjare me vlerë 33.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 43.5 milionë lekëve.

Ajo deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 27.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 13.3 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31 milionë lekë, nga të cilat 27% kanë si burim pagën e Znj. Shalla, 38% të ardhurat nga paga e ish-bashkëshortit si dhe rreth 18% të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Në analizën cilësore, vlen për t’u theksuar se vlera totale e pasurive të deklaruara nga subjekti Matilda Shalla përfshin edhe pasuritë në pronësi apo bashkëpronësi të deklaruara nga ish-bashkëshorti i saj.

Më konkretisht në vitin 2007, subjekti Matilda Shalla deklaron shtesë apartament banimi me sipërfaqe 127.5 m2 dhe me vlerë 127,300 euro, me pjesë takuese 50% dhe burim financiar një kredi bankare prej 20,000 eurosh dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni me vlerë 107,300 euro. Gjithashtu në janar 2008 deklarohet shtesë automjeti në vlerë 23,200 euro, me burim kryesor financimi një kredi bankare prej 15,200 euro si dhe të ardhurat e bashkëshortit.

Nga viti 2010 dhe në vazhdim, këstet për kreditë 20,000 euro për apartamentin dhe 15,200 euro për automjetin deklarohet të shlyhen nga ish-bashkëshorti i subjektit.

Në vitin 2012, subjekti deklaron shtesë aseti garazh me vlerë 22,000 euro, me pjesë takuese 50%. Në të njëjtin vit deklarohen të ardhura të ish-bashkëshortit prej 3,600,000 lekë si administrator i firmës TIS-Solution shpk dhe 20,000 euro nga shitja e aksioneve takuese në këtë firmë, të cilat nuk rezultojnë të jenë deklaruar më parë.

Në vitin 2013, subjekti deklaron: Pakësim pasurie kalim i apartamentit nëpërmjet vendimit dt. 04.11.2013 të përmbaruesit gjyqësor në pronësi të Raiffeisen Bank, vënë si garanci për kontratën e kredisë marrë nga shoqëria “TIS Solutions” me administrator ish-bashkëshortin e subjektit, me vlerë 20,750,000 Lekë. I njëjti aset është riblerë sipas aktit të marrëveshjes për premtim shitje lidhur me Raiffesien Bank me vlerë 174,080 euro.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

S'KA KOMENTE