Gjykata Speciale refuzon lirimin e Hashim Thaçit

Gjykata Speciale refuzon lirimin e Hashim Thaçit

20
SHPËRNDAJE

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Një nga arsyet që përenden në dokumentin e publikuar nga Gjykata Speciale, është mundësia për të ndërhyrë në procesin gjyqësor në Kosovë ku u shfaqën akuza se agjencia e Inteligjencës kishte dy agjentë të cilët dhanë dëshmi të fabrikuara. 

Gjykata Speciale gjithashtu rendit lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderve të veteranëve të luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Fation Klinakut në verën e kaluar dhe krimet e supozuara. 

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i ish-anëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

S'KA KOMENTE