Gjykata merr vendimin për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashit

Gjykata merr vendimin për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashit

338
SHPËRNDAJE

Lihet në burg Jamabër Malltezin dhe arrest shtëpie Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

Mesohet se në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi është duke kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi. Avokatët kanë pretenduar se nuk ka vepër penale, ndërsa Malltezi ka kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit. Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

S'KA KOMENTE