Gjykata liron 3 mjekët nga Fieri qe mjekuan Nuredin Dumanin

Gjykata liron 3 mjekët nga Fieri qe mjekuan Nuredin Dumanin

563
SHPËRNDAJE

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë për dy mjekët e spitalit të Fierit, Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi si edhe për ndihmës mjekun Blendi Bërdalli të cilët mjekuan të shumëkërkuarin, Nuredin Dumani. Për Malajn eshte caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ ndërsa, për dy të tjerët ‘arrest shtëpie’.

Ata akuzohen se nuk njoftuan policinë e Fierit për gjendjen e tij të plagosur me armë zjarri. Gjatë dy ditëve të fundit gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Nuredin Dumanit në spitalin e traumës si dhe “ushtarit” të tij, 40-vjeçarit Henrik Hoxha.

Ndërsa për 20-vjeçaren nga Kosova, të dashurën e Dumanit, Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ dy herë në javë.

S'KA KOMENTE