Gjykata le te lire 9 mjeke dhe infermiere ne Shkoder

Gjykata le te lire 9 mjeke dhe infermiere ne Shkoder

50
SHPËRNDAJE

Ka dështuar në mënyrë të bujshme operacioni i tre ditëve më parë në Shkodër.

Nëntë mjekë, infermierë dhe farmacistë u ndaluan në Shkodër, gjoja për korrupsion, por duket se policia e prokuroria nuk kanë pasur provat e mjaftueshme.

Të gjithë mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ janë lënë sot të lirë nga gjykatës.

Mesditën e sotme Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, ndërsa vendosi lirimin e tyre.

Tre ditë më parë më parë u arrestuan ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli.

Ndërkohë, 4 pjesëtarë të administratës së spitalit, Albana Mehmetaj, Karmen Kaçulini, Juliana Zhuri si Amanda Matlija, janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

S'KA KOMENTE