Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 ish-vartësit...

Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 ish-vartësit e tij

17
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllci dhe tre ish-vartësit e tij, an♪7tarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Gëllçit dhe tre të tjerëve duke pranuar kërkesën e SPAK. 

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte trasmetimin. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. “Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë më 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.

Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë

S'KA KOMENTE